Fotografi
VERT3.JPG
Fshati Turistik Mali i Robit PDF Printoje E-mail

Mali i Robit Resort ndodhet ne buze te Detit Adriatik i rrethuar nga te treja anet e tjera me nje pyll te denduar dhe te gjelber pishash. Zona ku ky resort ndodhet eshte e mbeshtetur ne malin e Robit, prej te ciles merr edhe emrin, me nje largesi prej 46 km nga kryeqyteti i Tiranes dhe 10 km nga qyteti antik i Durresit.

Image

Mali i Robit Resort perbehet nga 45 apartamente dhe 5 vila. Apartamentet kane nga 2 mjedise fjetjeje, salle ngrenjeje me guzhine, banjo dhe ballkon dhe jane me se te pershtatshem dhe te rehatshem per nje familje. Te tera dhomat kane ajer te kondicionuar, telefon, minibar si dhe televizjon me ngjyra dhe satelit.

Restoranti ofron nje menu te gjere me pjata te ndryshme internacionale si dhe ushqime te lehta per ne zonen e pishines.

Per mysafiret tane qe nuk duan ta lene pas dore as gjate diteve te pushimit aktivitetin e tyre sportiv ofrojme 2 fusha tenisi, sauna, udhetime turistike ditore dhe lojra e ndeshje te ndryshme plazhi. Per femijet grupi yne animator vazhdon te pregatise lojra dhe aktivitete gazmore.

Capaciteti mesatar i restorantit tone per aktivitete e festa eshte 150 persona.

Ju mirepresim ne Resortin tone ku jemi te bindur se do te kaloni nje pushim te paharruar ne ajrin e paster te pishave dhe ambientin e bukur natyror te Golemit. Stafi yne eshte i gatshem t`jua lehtesoje ose plotesoje cdo nevoje dhe deshire.

Pėrpara >
Chateau Linza Hotel - Room Reservation, Information and Pictures