Fotografi
IMG_6932.JPG
Fshati Turistik Mali i Robit PDF Printoje E-mail

Kompleksi Mali i Robit ndodhet ne buze te Detit Adriatik, i rrethuar nga te treja anet e tjera me nje pyll te denduar dhe te gjelber pishash. Zona ku ndodhet ky kompleks eshte e mbeshtetur ne malin e Robit, prej te cilit merr edhe emrin, me nje largesi prej 46 km nga kryeqyteti i Tiranes, 10 km nga qyteti antik i Durresit dhe vetem 30 minuta larg aeroportit Nene Tereza.

Image

Mali i Robit Resort perbehet nga 45 apartamente dhe 19 vila. Apartamentet kane nga 2 mjedise fjetjeje, salle ngrenjeje me guzhine, banjo dhe ballkon dhe jane me se te pershtatshem dhe te rehatshem per nje familje. Te tera dhomat kane ajer te kondicionuar, telefon, minibar, televizor me ngjyra dhe satelit.

Restoranti ofron nje menu te gjere me pjata te ndryshme tradicionale dhe nderkombetare, si dhe ushqime te lehta por te shendetshme per ne zonen e pishines apo plazhit privat te kompleksit.

Per mysafiret tane qe nuk duan te lene pas dore as gjate diteve te pushimit aktivitetin e tyre sportiv, ofrojme 2 fusha tenisi, sauna, udhetime turistike ditore dhe lojra e ndeshje te ndryshme plazhi. Per femijet grupi yne animator vazhdon te pregatise lojra dhe aktivitete gazmore.

Kapaciteti mesatar i restorantit tone per aktivitete, festa, bankete, kokteile apo dasma eshte prej 150 personash.

Ju mirepresim ne kompleksin tone, ku jemi te bindur se do te kaloni nje pushim te paharruar ne ajrin e paster te pishave dhe ambientin e bukur natyror te Golemit.

Stafi yne eshte i gatshem t`jua lehtesoje ose plotesoje cdo nevoje dhe deshire.

Pėrpara >
Chateau Linza Hotel - Room Reservation, Information and Pictures