Fotografi
IMAG0312.JPG
Menuja Kryesore
Faqja Kryesore
Hoteli Yne
Cmimet
Rezervimet
Na Kontaktoni
Rreth Shqiperise
Kerko
English
Mali Robit Golem
Identifikimi
Emri Pėrdoruesit

Fjalėkalimi

Mė Mbaj Mėnd
Keni harruar fjalėkalimin?
Mireserdhet te Hoteli Yne
Mireserdhet

Nje mireseardhje e perzemert ne Chateau Linza Hotel & Restorant

Kemi ndertuar kete faqe interneti per t'iu njohur sa me mire me sherbimet dhe mjediset e hotelit tone me 4 yje ne menyre qe t'iu krijojme nje qendrim te kendshem qe nga casti i mberritjes tuaj

Secila nga 21 dhomat delux te hotelit eshte e paisur me banjo private, telefon, minibar, TV me ngjyra si dhe filma video sipas deshires dhe kerkeses tuaj.

Persa i perket ushqimit ju mund te kenaqeni duke ngrene nje ushqim te shijshem ne restorantin tone kryesor qe eshte nje nder restorantet me pamje me mahnitese te Tiranes. Nese ju pret nje dite e ngarkuar dhe nuk keni shume kohe ju keshillojme te provoni Snack Barin tone me nje larmi pjatash praktike dhe te shijshme. Bari i Chateau Linzes eshte tashme nje pike takimi clodhjeje dhe biznesi per te gjithe ata qe vleresojne mjedisin natyror clodhes te Malit te Dajtit.

Neqoftese keni ardhur ne nje udhetim biznesi ju mund t'i plotesoni nevojat tuaja gjate qendrimit me ne duke organizuar takime ne qendrat tona te biznesit. Sherbimi yne do tju asistoje ne menyre profesionale per cdo kerkese.

Sherbime te tjera per klientet tane perfshijne: veprime bankare, pishine gjithashtu me pamje te Tiranes, parking etj. Pervec ketyre mysafiret mund te perdorin sherbimet e dhomave, lavanterise, si dhe minibusat per t`i cuar ne aeroport ose ne qender te qytetit qe ndodhet vetem 15 minuta larg.

Hoteli yne ndodhet ne nje zone fantastike mbi nje koder te gjelber ne zonen e Linzes. Me pamje ballore nga qyteti i Tiranes dhe i rrethuar me kodrat dhe Malin e Dajtit. Ndodhemi nje ore larg nga aeroporti i Rinasit dhe vetem pesembedhjete minuta nga qendra e qytetit.

Ju urojme nje qendrim te kendshem ne Chateau Linza Hotel & Restorant. Stafi yne eshte ne sherbimin tuaj i gatshem t`ju ndihmoje ne cdo moment.

Lexoni mė shumė...
Fshati Turistik Mali i Robit

Mali i Robit Resort ndodhet ne buze te Detit Adriatik i rrethuar nga te treja anet e tjera me nje pyll te denduar dhe te gjelber pishash. Zona ku ky resort ndodhet eshte e mbeshtetur ne malin e Robit, prej te ciles merr edhe emrin, me nje largesi prej 46 km nga kryeqyteti i Tiranes dhe 10 km nga qyteti antik i Durresit.

Image

Mali i Robit Resort perbehet nga 45 apartamente dhe 5 vila. Apartamentet kane nga 2 mjedise fjetjeje, salle ngrenjeje me guzhine, banjo dhe ballkon dhe jane me se te pershtatshem dhe te rehatshem per nje familje. Te tera dhomat kane ajer te kondicionuar, telefon, minibar si dhe televizjon me ngjyra dhe satelit.

Restoranti ofron nje menu te gjere me pjata te ndryshme internacionale si dhe ushqime te lehta per ne zonen e pishines.

Per mysafiret tane qe nuk duan ta lene pas dore as gjate diteve te pushimit aktivitetin e tyre sportiv ofrojme 2 fusha tenisi, sauna, udhetime turistike ditore dhe lojra e ndeshje te ndryshme plazhi. Per femijet grupi yne animator vazhdon te pregatise lojra dhe aktivitete gazmore.

Capaciteti mesatar i restorantit tone per aktivitete e festa eshte 150 persona.

Ju mirepresim ne Resortin tone ku jemi te bindur se do te kaloni nje pushim te paharruar ne ajrin e paster te pishave dhe ambientin e bukur natyror te Golemit. Stafi yne eshte i gatshem t`jua lehtesoje ose plotesoje cdo nevoje dhe deshire.

Lexoni mė shumė...
Chateau Linza Hotel - Room Reservation, Information and Pictures