Fotografi
IMG_6938.jpg
Menuja Kryesore
Faqja Kryesore
Hoteli Yne
Cmimet
Rezervimet
Na Kontaktoni
Rreth Shqiperise
Kerko
English
Mali Robit Golem
Identifikimi
Emri Pėrdoruesit

Fjalėkalimi

Mė Mbaj Mėnd
Keni harruar fjalėkalimin?
Mireseerdhet PDF Printoje E-mail

Nje mireseardhje e perzemert ne Kompleksin Chateau Linza


Kemi ndertuar kete faqe interneti per t'iu prezantuar sherbimet dhe mjediset e kompleksit tone me 4 yje, ne menyre qe t'iu ofrojme nje qendrim te kendshem qe nga casti i mberritjes suaj.
Kompleksi yne ndodhet ne nje zone fantastike, mbi nje koder te gjelber ne zonen e Linzes, ne rreze te Malit te Dajtit, me pamje ballore nga qyteti i Tiranes. Ndodhemi me pak se nje ore larg aeroportit Nene Tereza dhe vetem pesembedhjete minuta nga qendra e qytetit.

Kompleksi ka ne perberje 21 dhomat hoteli dhe 45 apartamente. Secila nga 21 dhomat delux eshte e pajisur me banjo private me vaske dhe dush, telefon, minibar, TV me ngjyra si dhe digitalb. 45 apartamentet e mirepajisura ofrojne rehatine e shtepise, por me nje pamje qe nuk ka te krahasuar. Apartamentet kane nje siperfaqe prej 110-120m2 dhe perbehen nga salla e ndejtjes, kuzhina, 2 ballkone qe shikojne nga qyteti i Tiranes dhe nga Mali i Dajtit, 2 dhoma fjetjeje dhe 2 banjo.

Persa i perket ushqimit, tregohemi modest kur themi qe nje ushqim kaq te miregatuar dhe kaq te shumellojshem dhe nje sherbim kaq te specializuar nuk e gjeni ne asnje restorant tjeter ne te gjithe qytetin. Menuja varion nga ushqimet tradicionale shqipetare deri tek ato italiane dhe nderkombetare. Restoranti eshte padyshim nje nder restorantet me pamjen me mahnitese te Tiranes.

Nese ju pret nje dite e ngarkuar dhe nuk keni shume kohe, ju keshillojme te provoni Snack Barin tone, me nje larmi pjatash praktike dhe te shijshme. Jo thjesht nje Fast-Food, por shume me teper. Bari dhe Wine Bari i Chateau Linzes jane tashme nje pike takimi, shlodhjeje dhe biznesi per kedo qe vlereson mjedisin natyror shlodhes se Malit te Dajtit.

Nese jeni ne qytet per arsye biznesi, kush me mire se Chateau Linza mund t'i plotesoje nevojat tuaja, nepermjet 4 qendrave tona te biznesit te pajisura me te gjitha mjetet e nevojshme per seminare apo konferenca. Sherbimi yne do t'ju asistoje ne menyre profesionale per cdo kerkese.

Sherbime te tjera per klientet perfshijne: veprime bankare, pishine e hapur me pamje nga qyteti i Tiranes, parking i ruajtur 24 ore, 12 ore sherbim ne dhome, 24 ore sherbim recepsioni etj. Pervec ketyre, mysafiret mund te perdorin sherbimin e lavanterise, si dhe minibusat per ne aeroport ose ne qender te qytetit, qe ndodhet vetem 15 minuta larg.

Ju urojme nje qendrim te kendshem tek Kompleksi Chateau Linza. Stafi yne eshte ne dispozicionin tuaj, i gatshem t`ju ndihmoje ne cdo moment.

< Mbrapa
Chateau Linza Hotel - Room Reservation, Information and Pictures