| Ankete |
|---|
| Vizitoret Online |
|---|
| Ne kemi 31 vizitorė online |
| Me te Lexuarat |
|---|
| Ora | |
|---|---|
|
|
| Mireserdhet |
|
|
|
|
Nje mireseardhje e perzemert ne Chateau Linza Hotel & Restorant Kemi ndertuar kete faqe interneti per t'iu njohur sa me mire me sherbimet dhe mjediset e hotelit tone me 4 yje ne menyre qe t'iu krijojme nje qendrim te kendshem qe nga casti i mberritjes tuaj Secila nga 21 dhomat delux te hotelit eshte e paisur me banjo private, telefon, minibar, TV me ngjyra si dhe filma video sipas deshires dhe kerkeses tuaj. Persa i perket ushqimit ju mund te kenaqeni duke ngrene nje ushqim te shijshem ne restorantin tone kryesor qe eshte nje nder restorantet me pamje me mahnitese te Tiranes. Nese ju pret nje dite e ngarkuar dhe nuk keni shume kohe ju keshillojme te provoni Snack Barin tone me nje larmi pjatash praktike dhe te shijshme. Bari i Chateau Linzes eshte tashme nje pike takimi clodhjeje dhe biznesi per te gjithe ata qe vleresojne mjedisin natyror clodhes te Malit te Dajtit. Neqoftese keni ardhur ne nje udhetim biznesi ju mund t'i plotesoni nevojat tuaja gjate qendrimit me ne duke organizuar takime ne qendrat tona te biznesit. Sherbimi yne do tju asistoje ne menyre profesionale per cdo kerkese. Sherbime te tjera per klientet tane perfshijne: veprime bankare, pishine gjithashtu me pamje te Tiranes, parking etj. Pervec ketyre mysafiret mund te perdorin sherbimet e dhomave, lavanterise, si dhe minibusat per t`i cuar ne aeroport ose ne qender te qytetit qe ndodhet vetem 15 minuta larg. Hoteli yne ndodhet ne nje zone fantastike mbi nje koder te gjelber ne zonen e Linzes. Me pamje ballore nga qyteti i Tiranes dhe i rrethuar me kodrat dhe Malin e Dajtit. Ndodhemi nje ore larg nga aeroporti i Rinasit dhe vetem pesembedhjete minuta nga qendra e qytetit. Ju urojme nje qendrim te kendshem ne Chateau Linza Hotel & Restorant. Stafi yne eshte ne sherbimin tuaj i gatshem t`ju ndihmoje ne cdo moment. |
| < Mbrapa |
|---|